Ëmbëlsi
Përgjëroj ëmbëlsi. Pesha e vrazhdësisë po bëhet e padurueshme. E vërtetë që lajka s’duam por as kështu ama … Më vjen të dal me një kusi shërbeti e t’ua hedh…
Njerëzit
Aq më tërheqin aq dua t'i qëndroj larg. Jam e lodhur të puth e të përshëndes njerëz që nuk duan t’ia dinë. Ose duan t’ia dinë tepër… që duan të…
Lufta e ankesës
E njihni? Unë po. Është beteja që shpesh dëgjon midis dy njerëzve që duan të bëjnë sikur po interesohen për njeri-tjetrin. Njëri hedh, tjetri pret. Njëri ankohet, tjetri duhet të…
Në autobus – Kontrolli
Autobusi po kthehet në një eksperiment social i përditshëm. Hipi dhe shndërrohem në vëzhguese e natyrës njerëzore në kaptivitet. Pasi u ula, fatorino mu drejtua – Urdhëroni zonjë! – Gulçova. Vinte lart e poshtë…
Peshkatarët e perlave
Peshkatarët e perlave nata e fundit mbrëmë. Ishte një festë e bukur për sytë. Muzika e ndjeshme romantike e kompozitorit Bizet më shënoi edhe një herë shpirtin. Vepër e plotë, në levizje. Balet,…
Çfarë mësova nga ” mikja ” ime.
Dashuri, shumë dashuri falin. Disa, si unë thonë se qeni është i veçantë. Të tjerë me të drejtë thonë se është macja apo cilado të jetë kafsha e tyre, ashtu…
Çfarë është një blog?
Blogu
Fjala blog vjen nga anglishtja WEB-LOG. Për vete do ta përshkruaja ditar në rrjet. pra, blogu nuk është veç një bllok shenimësh, ditar po regjistrim në rrjet. Ashtu si në një bllok shënimesh, mund të shkruash çfarë të duash. Zakonisht shkruhet me një gjuhë bisedore dhe pa u zgjatur shumë si do të bëje në një libër. Lezeti është se mund të shtosh foto e veçori të ndryshme. Ke mundësi pafund për të zhvilluar fantazinë. Ajo që e bën të bukur një blog ësht se edhe lexuesit mund të komentojnë. Kjo të jep shumë kënaqesi. Nëse do të shkruash një blog të duhetë të paguash një “vend” në rrjet. Lumturisht ka disa site si wordpress.com që të ofrojnë një mundësi falas. Pastaj mundë vendosësh të blesh apo jo paketat e tyre për më shumë veçori. E thënë ndryshe, ata kanë një bllok shënimësh të madh të clin ia japion hua atyre që e kërkojnë. Nga fjala blog del fjala blogger, pra ai që shkruan blogun. Një blogger mundë të reklamojë produktet apo punën e vet. Mund të paraqesë foto për modën dhe artin. Disa thjesht ndajnë interesat e tyre si gatimi, punime të ndryshme, këshilla për estetikëm e të tjera. Mjerisht disa janë kopje e kopjeve të blogëve të tjera dhe nuk ia vlejnë fare. Të tjera merren veç me thashathemnaja të vipave, po nejse…

Pse shkruaj unë një blog?
Sepse në faktë e kam bërë gjithmonë. Kam mbajtur bllok me vete gjithmonë, gjithandej e gjithsesi. Nuk rri dot pa shkruar. Blogu më jep mundësinë e bukur tani ta ndaj me të tjerët këtë pasion. Gjithashtu, sepse më kënaq. Kur shkruaj jam unë. Më pëqen të komunikoj dhe kjo është mënyra më e mirë që njoh.
Si funksionon Hajdeseflasim?
Blogu Hajdeseflasim lexohet nga çdokush. Nëse doni të shkruani një koment mund të regjistroheni. Vendosni një email dhe një fjalëkalim. Mos kini frikë, adresa juaj nuk do të jetë publike nëse nuk doni, madje mund të zgjidhni të shkruani komente anonime. Regjistrimi do të bëj të mundur të dini sa herë ngarkohet diçka të re. Zakonisht të regjistruarit kanë përparësi nëse shitet apo jepet diçka falas.
Autori i një libri kupton sa u çmua vepra e tij nga shitja. Autori i blogut mezi pret komentet tuaja! Mund të kuptoj se çfarë ju pëlqen më shumë dhe t’ju vij pas avazit! Prandaj pres me kënaqësi komentet tuaj!
Nëse doni shpërndajeni me ndihmën e butonave në fund të faqes ose duke kopjuar linkun.
Ju falënderoj shumë! Nuk prisja të ishit kaq shumë!
(more…)