Peshkatarët e perlave nata e fundit mbrëmë. Ishte një festë e bukur për sytë.
Muzika e ndjeshme romantike e kompozitorit Bizet më shënoi edhe një herë shpirtin.
Vepër e plotë, në levizje. Balet, aktrim, orkestër, këngëtarë, kori, veshjet, koreografia… çdo gjë më emocionoi.

Isha kaq afër sa nuk shijova veç spektaklin por edhe emocionin tek fytyra e vetë balerinëve, të orkestres. Tensionin, bulzat e lodhjes, vemendjen, përkushtimin e orkestres. Dallova shijimin e tyre ndersa merrnin pjesë në këtë mekanizëm magjepseses.

Ngjyrat e skenes më ngopen sytë. Shkëlqimin, rrëzëllitjen e veshjeve, makjazhin … të gjitha këto më çuan në vendin e preferuar … Ëndrra.













Mos kurseni për artin. Hani më pak, vishuni më lirë.
Ushqeni shpirtin…