A të dhemb ty kurrizi? Mua po shpesh. Më dhemb nga peshat e vogla që mbaj përditë. Ato fjalë që hedhin njerëzit pa u menduar, ato sjelljet pa edukatë, të bërtiturat e rëndomta.
Më dhemb nga peshat e mëdha. Nga gjithë dhembja e botës mbarë. Nga rënkimet më të largëta. Nga deti i lotëve që mbledh me kova.
Më dhemb kurrizi të mbaj peshën e arrogancës. Atë trastë të vogël injorance të ligë e cila kalon dorë më dorë e më ngec mua.
Po sikur të përmendim kërrusjen e dorëzimit? Dorëzimi se nuk çan dot, se nuk bërtet dot, nuk mashtron dot, nuk jep dot ryshfete qofshin këto edhe shpirtërore.
Eh, nuk mban më kurrizi i lodhur ato gurë të rëndë që mbledh nga ankesat e tjerëve … që pa dashje ngarkoj.
Më dhemb kurrizi, nga ato bagazhet që turistët e së kaluarës më lanë peng e kanë ikur… përgjithmonë.
Hamall ndjenjash.
Nese jeton per boten do te dhemhi kurrizi gjith jeten,nese jeton per vete mos ta ndieje cfare thote njerzit dhe do jetosh e lumtur pa dhimbje e merzitje