You are currently viewing Letër Prillit

Letër Prillit

Zgjimet janë të çuditshme, sidomos kur rehatohesh në ëndërr. Gjumi bëhet shtet sovran. Megjithatë, zgjimi vjen herët a vonë, dhe ndonjëherë disa herë. Sa pak dimë.

Kjo gjendje injorance (kur pranohet) është më e mira për t’u hapur ndaj botëve të tjera, të reja. Dhe në fund, nuk dëgjojmë më zërat që rrisin frikën, zërat që presin shtigjet dhe të ndryshojnë me zor rrugën.

Sipas kalendarit tim, Prilli është viti i ri im. E ndjej gjithmonë që më zgjon në një farë mënyre, dhe në vend se të ndizen dritat e qytetit, ndizet për herë të parë diçka brenda meje. Prillit i kërkoj të shoh dritën që më fshehu dimri.

Ndonëse më duket vetja jo shumë aktive së fundmi, ky iluzion është një gënjeshtër e madhe. Së pari, produktiviteti nuk duhet medoemos të përkufizojë një njeri. Së dyti, ka shumë lloje prodhimtarie që mbeten nën dhe, më shumë sesa fara para se të mbijë.

Kam pas shtuar gjithnjë në programin tim: diçka më shumë, gjithmonë. Nëse bëj këtë, duhet patjetër të bëj edhe tjetrën. Nëse nuk bëj këtë, nuk meritoj atë që më pëlqen. Shto e shto, detyrë mbi detyrë. Slogan i dëgjuar, dhe jo aq i bukur. Nuk më shkon.

Ne bëjmë tashmë shumë. Jeta është e mjaftueshme.

Shtyp këtu për ta bërë tënde!

Leave a Reply