You are currently viewing Etika në rrjet – Spam

Etika në rrjet – Spam

A e dini çfarë është një spam? Sigurisht, apo jo? Ndoshta ju shkon mendja tek lista juaj email-ve e cila është plot me mesazhe të pa dëshirueshme. Në fakt do të thotë postim i shumëfisht dhe i tepërt.

Mund të jenë reklama të ndryshme, oferta për të bërë para shumë shpejt, shpesh të dyshimta. Sa për këto e dini vet, shpresoj!

Mjerisht dhe ne jemi Spammer nganjëherë. Po, edhe unë e kam bërë, nga dëshira e mirë dhe totalisht me motive të mira.  Kujt nuk i ka ndodhur të dërgojë një link (lidhje) të gjithëve me radhë pa e menduar gjatë? Ndoshta kemi dashur të reklamojmë diçka, ose thjesht kemi dashur të dërgojmë atë videon me trëndafila kaq të bukur! Ok, kjo nuk quhet tamam spam i rrezikshëm, por i ngjan goxha. Kur dërgojme të njëjtën gjë të gjithëve është një lloj spamming dhe kjo ka disa pasoja.

  • Është shumë e sikletshme të zbulosh më vonë se u ke dërguar diçka të pasaktë apo pa shije shumë vetave.
  • Ngarkohen pajisjet.
  • Nuk pëlqejmë të gjithë të njëjtat gjëra, ose jo në të njëjtin çast.
  • Mund të acarojë ata me të cilët nuk ke kontakt të vazhdueshëm duke lënë një shije të keqe.
  • Harxhon kohë dhe jo veç tëndin.
  • Mërzit shumë nëse personat marrin të njëjtin mesazh nga shumë veta dhe kjo të shqetëson, më besoni!

Rrjetet sociale janë të lezetshme dhe të dobishme dhe duhen shijuar! Ja disa keshilla per ta bërë më të këndshëm përdorimin e tyre.

  • Para se te dërgosh diçka pyet nëse ka dëshirë, ose nese zakonisht i ka qejf.
  • Provo të dërgosh një herë, nëse merr heshtje si përgjigje, mos insisto!
  • Nese ia vlen vërtet të shpërndash diçka bëje duke bashkëngjitur një përshkrim të shkurtër e të mirësjellshëm.
  • Ki kujdes të shpërndash imazhe apo informata që mund të shkaktojnë ndjenja të pakëndshme.
  • Mos mendo se je i vetmi që di të dërgosh, prandaj ka shumë mundësi që diçka që është përhapur tashmë t’i ketë arritur të tjerëve.

Nëse je një shpërndarës i thekur, përdor ato lloj rrjetesh që janë posaçërisht për këtë si Instagram etj.

Përdorimi i mirë i rrjeteve të lehtëson jetën dhe të pakëson stresin . . . dhe atë që i shkakton të tjerëve. Jo të gjithëve u pëlqejnë videot me trëndafila, lepura që nxjerrin zemra nga veshët. Ajo që më habit është se këto gjëra i shpërndajnë njerëz që rrallë herë të pyesin si je, apo të mbështesin në ndonjë projekt real. Gjithsesi, hajdeseflasim!

This Post Has One Comment

Leave a Reply