Si e paftuar që kam shkuar kam gjetur shtruar. Shtruar me re të bollshme që gufonin përmbi kalasë. Shtruar me një vello mjegulle, që hiqet vetëm për vizitorin e duhur. Shtruar me gura rrugicave të lashta. Gri. Një gri përqeshëse, nxirjes sime së diellit, entusiamzit naivë prej pushuese. E argjendt Gjirokastra, ka dashur të më sjell në vete, sa herë kam kaluar.
Pyes veten çfarë më intereson më shumë, historia, legjenda apo çfarë dua të thur unë rreth këtij vendi? Heshtja nuk mungon, dhe pak zhurmë ndihet sokaqeve. Tek portat qëndrojnë nënat “sfinks” që vezhgojnë çka ndodh përreth. Buzëqeshja e tyre duhet fituar, falas nuk ka gjë, me ndonjë përshëndetje apo shenjëme kokë. Hapat e mia rëndojnë paksa, nuk jam mësuar të ngjitem rrugicave përpjetë, tashmë shpresoj të tatëpjetën. Të moshuarit ma kalojnë për bukuri. Shëtitja më përhumb gjithmonë me mendimet se këtu, për bukuri rron njëriu. Se kur kalon furia kalimtare e pazarit turistik, mbase ende zgjohen legjendat, që duke rrokullitur gurë zbulohent të vërteta. Gjirokastra është vajzë, ashtu më duket. Asaj vajze para shumë kohësh i shkrova këto dy fjalë.
Përmbi kullë të Argjirosë,
E lashtë, e re kjo krijesë.
Qëndron e gurtë, e fortë, e heshtur.
S’ka lot e hidhërim që ta quaj të humbur.
S’ka vuajtje a dhembje që ta shembë.
E drejtë qiri, e veshur me hënë dhe flakë në këmbë.
Ajo qoftë mal! Ajo qoftë hënë!
U bëftë rrufe dhe bubullimë e shtënë.
Picture credit @aldionlato
