Gjithë shtrëngim, në përqafimin e vetes, dimëron. E vetme, e mbledhur, e papërfillshme, e padukshme, kopanec në miniaturë. Shumica nuk e sheh, shumica e ka vështirë, shumica… si shumica.
Ajo, jetë.
Zgjohet, del nga pupa tepër ngadalë për të qenë flutur. Vërtitet, përplas flatrat, kërkon lulet, i gjen … petalet janë shpirt-fluture, flutura shpirt-lule.
Ajo, jetë.
Ka harruar kohën e gjatë kur e mbyllur dhe e harruar formonte ngjyrat e pranverës përmbi flatrat? A e di sa pak kohë ka, që i del të ndalet mbi çdo lule? A e din se më gëzon kur më qëndron mbi sup, kalon në një pulitje sysh?
Ajo, jetë.
Krijon botën e saj për pak kohë, lirohet, bëhet folje, fluturon.
Ajo, jetë, je ti, që nuk bëhesh dot më larvë.
Fantastica.
petalet janë shpirt-fluture, flutura shpirt-lule.
….e così che siamo parte di un tutto meravigliosamente armonioso.
sa me pelqeu😍
Ajo, jetë, je ti, që nuk bëhesh dot më larvë.
🦋
Shume e bukur 😍
Të faleminderit