Të gjithë kërkojmë vëmendje! Mendojnë njerëzit se është një fenomen modern. Nuk jam e sigurt, thjesht se fal rrjeteve sociale kjo duket më shumë. Narcizmin e shohim kudo në çdo nivel shoqëror, në botën virtuale dhe jo. Njeriu do të duket, do të marr lëvdata, të përkëdhelet, të ndihet i dobishëm e sa më shumë lyp vëmendje aq më shumë të tjerët nuk e japin. Nuk shpëton njeri nga kjo. Ndodh që bëhemi të vetëdijshëm gjatë jetës, herët a vonë, se nuk është nevoja të jemi në qendër që të jemi të kënaqur. Sëmuren disa po nuk iu dëgjua fjala, po nuk i doli e vetja. Sëmurën po nuk morën fjalët apo pëlqimet që “meritojnë”. Nga ana tjetër gabimin e kanë dhe të tjerët që nuk hapin rrugë dhe përfundimisht shpallet lufta e vëmendjes. Kush e kush të bjerë në sy, kush e kush të vër kapakun bisedës, në rastet më të këqija kush e kush të ulë tjetrin. Të kërkosh vëmendje, medoemos, është mënyra më e lodhshme për të jetuar dhe për të mos gëzuar asgjë. Lypim dhe nuk marrim!
Vëmendja, sa e bukur është. Kur e fal natyrshëm, kur e merr lezetshëm, kur tjetri kujtohet për ty pa e kërkuar. Fundja nëse nuk të kujton vet, vëmendjen e tij nuk e ç’e do… Bukur është kur tërheq me energjinë, mirësinë, me atë që je, kështu pa lypur ndoshta dhe do marrësh…
Lexo edhe Vullneti
Të pres edhe në YouTube
👏👏👏👏