You are currently viewing Drejt botimit – Motivimi

Drejt botimit – Motivimi

Rruga ime drejt botimit fillon me fazën e parë më të vështirën. Faza e parë nis me veten.* Kur bëhesh shkrimtar, artist? Kur me të vërtetë je i denjë të jesh autor? A vlejnë shkrimet e mia? Kush vërtetë mund të ketë interes t’i lexojë? Vorbull mendimesh që të çon nga skaji i entuziazmit në skajin e pasigurisë. Jo çdo njeri që shkruan do që t’i lexohen shkrimet. Kjo nuk i bën ato më pak të vlefshme! Unë, ndjeja nevojën t’i ndaja me të tjerët. Ishte një dëshirë por edhe një nevojë. Për ata që janë në këtë moment po ndaj disa mendime me ju.

Pra, fazën e parë do ta quaja pranim i vetes. Po, pranimi se është diçka e mirë të ndash me të tjerët. Sikurse një kuzhinier gatuan e të tjerët hanë, si nëna që bën papuçe dhe ngrohë të dashurit, si një që bën pikturë dhe e var në mur. M’u desh të pranoja vet një herë se shkrimi mund edhe të vlerësohet pavarësisht shijes së përbashkët, pavarësisht një kulture antipoezi, pavarasisht një paragjykimi të ndjerë kundër poetëve. M’u desh të bëja llogari me veten një herë, nëse do të arrija ta mbaja barrën se asnjë nuk t’i pëlqente, nëse isha gati të dëgjoja lloj-loj fjalësh dhe nënqeshje.

Pasiguria është armike e përbetuar e cila fshihet si mike e dashur. Ajo fshihet nën maskën e kujdeshëm së mbrojtëses. E betuar të të mbrojë në çdo në hapë të jetës, ajo shpesh kujdeset të mos bësh asnjë hap.

Hapi i dytë lidhet me një lloj studimi të shkrimëve të mia. M’u desh të isha krejtësisht e sinqertë me veten. Duke pyetur veten: A do ta lexoja veten? Sa nga ato që shkruaj janë vërtetë të botueshme? A është vetëm një dëshirë apo vërtet mund të dhuroj diçka nga vetja? Reagimi i të tjerëve ndihmon të kuptosh. Realisht mora parasysh kritikat dhe përgëzimet e u përpoqa të nxirrja një mesatare. Pavarësisht botimit, është gjithmonë mirë të bëhet një lloj vlerësim-kritik pasi lejon rritjen në çdo kuptim.

Frika ime më e madhe ishte se mos dëshira ime për të botuar ishte një delir. Mbase ishte një iluzion, sikur ata që shkojnë në këto Talent Show dhe këndojnë me sigurinë më të plotë se janë yje dhe në të vërtetë mbeten në kujtes veç për absurditet.

Atëherë mendova të eksperimentoja, pa humbur gjë. Një profil Instagram ku të ndaja mendime të mia nuk do të dëmtonte kënd. Njerëzit filluan të reagonin, reagonin…(jo gjithmonë pozitivisht por reagonin) pra/por duhet të bëja diçka më shumë, duhetë të hapja blogun!

Këto janë hapat që m’u desh të kaloja më shumë vështirësi.

  • Të fitoja sigurinë se nuk isha në delir, një bisedë me një mik që lexon dhe ka shije ndihmon!
  • Të pranoja veten se shkrimi është pjesë e imja, pavarësishtë botimit dhe suksesit të tij.
  • Të kritikoja shkrimet e mia me ashpërsi.
  • Të mësohesha të përballesha me kritikat, t’i vlerësoja, të ulja kokën e të mësoja, ose në raste kur nuk ishin me vend, të falënderoja dhe të ecja para.
  • Të mos isha tepër modeste, të pranoja damarin tim artistik.
  • Të ndërtoja siguri tek vetja

* Këto janë përjetime të mia personale. Nuk pretendoj të jap mend, por ndoshta dikush mund të marr zemër në çdo lloj projekti ka para.

This Post Has 6 Comments

  1. Vitua

    Felicissimo per il libro Kurre Gri.
    Sarà un piacere poterlo leggere quando sarà possibile procurarne una copia.
    Intanto seguo con piacere ogni tuo passo nel mondo dei libri.
    🌹🌹🌹

  2. Tani Marku

    Hi Noa!
    Më pëlqeu kjo që ke shkruar. Edhe sinqeriteti me të cilin shkruan është mahnitës!
    Faleminderit që i ndan këto mendime me ne!
    Gjithmonë kam besuar (vite me perpara), qe ke talent dhe që mund të bësh gjëra të bukura, siç edhe po bën.

    Suksese lal! 🤗
    Keep going 😉

    1. Noa

      Faleminderit!

  3. Gerald

    Sa bukur sikur po interpretoje shijoje😊👏

  4. Canf

    Perjetim I bukur. Suksese te metejshme Noa!

    1. Noa

      Faleminderit Canfel!

Leave a Reply