You are currently viewing Trishtimi

Trishtimi

Trishtimi … sa më bën për të qeshur. Vjen kështu kot, kujtohet për mua. Afrohet me stil, shumë. Rrëshqet ëmbël ndërsa më përkëdhel dhembjet. Nuk e përzë, se më pëlqen si vjen. Ma zapton dhe qënien e unë qesh. Nuk ma ndryshon kush fytyrën e ndërsa brenda pushtohem e plaçkitem prej tij, ende qesh. Oh sa qesh. Vjen shkatërron dhe ikën. Unë qesh hidhur ndërsa shoh zbrazëtinë e lënë nga trishtimi që largohet i enjtur me lotët e mia të pa derdhura. Unë vazhdoj të përshendes, të begenis… ndërsa shijoj rrafshimin e shkretë… dhe qesh.

Picture of T-yongchung sculpture click to see more

Leave a Reply