Nëse të tjerët nuk e shohin vlerën tënde nuk do të thotë se nuk e ke.
Nëse ti nuk e sheh, të siguroj se shpejt do ta zbulosh.
Nëse po numëron dështimet dhe disfatat të jetës të kujtoj se nuk je vetëm e nëse ndihesh vetëm të siguroj, jemi vetëm të gjithë se bashku.
Nëse gjithçka po shkon mbrapsht, ti ji mbarë.
Nëse nuk ke marrë mirënjohje, lavdërime e dekorata, ki merak zemrën ta kesh në gjoks
Nëse e ul pak kokën para kësaj katrahure fodulle, ngrije prapë e mos ki frikë të jesh “njeri”
Nëse jeta jote nuk ka shkëlqime apo lavdi, dije se ekzistenca jote është vlera më e madhe
Çdo gjë tjetër le të jetë shtegu yt…
Vlera jote mbetet e pacënueshme
Shumë gjëra të rëndësishme nuk kanë rëndësi …
Shkëndija e jetës gjendet në ty dhe kjo mjafton.
Shkëndija e jetës diçka më shumë
Shkëndija e jetës ndizet dhe rindizet çuditshëm. Edhe kur duket se çdo gjë është fikur dhe se nuk ka më arsye për t’u rindezur, kjo forcë gjen një shteg rebel. Nuk përputhet aspak me planet, të habit duke të lënë paksa një zhgënjim të vogël se nuk shkoi si qe parashikuar. Skëndija e jetës, ndizet e rindizet, edhe zbehtë ndonjëherë, por gjithmonë funksionuese.
Vlera jonë, duket e vogël ndonjëherë, sepse jemi mësuar të masim veten metër të prishur, peshohemi me kandare të pandershme, padrejtësisht të ligjeruara. Prandaj, presim, presim që vlerësimi të vijë. Por, vlera dhe vlerësimi nuk janë e njëjta gjë. Vlera ka më shumë vlerë se vlerësimi. Kupat, dekoratat, monedhat dhe targetat, kushtojnë shumë pak… Njerëzit vlejnë më shumë.
Shtegu rebel i shkëndijës së jetës, ndizet pa asnjë arsye, pa shumë përpjekje, pa qëllime madhore. Jeta në vetë vete qëllon të jetë një rrugë e aspak lehtë por e mrekullueshme. Enigma të pazgjidhura, humbje që vlejnë më shumë se fitoret, ndjenja, emocione gjithmonë të reja.
Kjo shkëndijë, nuk njeh shumë kufijë e kufizime, norma e saj është e jashtëzakonshmja, nuk ia vlen ta shpjegosh… më mirë të jetohet.
Shkëndija e jetës mjafton!
Lexo edhe Gjuha ime gjuha jote