You are currently viewing Shëtitje në Korçë

Shëtitje në Korçë

Disa shtëpi heshtin ka ca kohë, bien të lodhura, syrrëzuara. Copë-copë bien tullat, suvatë antike. Bojërat e shqitura zbulojnë shijen e parardhësit. Bien erë dru, të kalbur. Lulet s’dinë të çelin  më … as pranvera nuk mjafton.

Prap, besoj se mjafton një tregim i pasaktë, një thashethem plakash, qe t’i jepte përsëri … lavdi, dritë, ngjyrë. Sikur dhe për një çast të fundit. Duke çelur portën, duke çelur histori të ndërlikuara dashurie, ndarje, ikje, rinie. Projekte madhështore, frika, luftëra, premtime dhe fjalë miqësie… të cilat si shi rrëshqitën në fund të kalldrëmit përgjithmonë.

Leave a Reply