Ekziston një mënyrë për të udhëtuar. Një mënyrë për të shijuar gjëra të reja. Ngjyra frymëzuese, aroma të panjohura, është ushqimi. Të provosh ushqime të reja besoj se ndikon tek mendja jonë. Na hap horizonte, na çliron nga zakonet e përditshme. Trondit pak qiellzën e nëmur nga gjella e mërzitshme. Kam vënë re se njerëzit që nuk janë të hapur në ushqim … janë disi të mbyllur në mendje. Kapen pas një shijeje dhe nuk e lëshojnë.
Kam provuar ushqimin Indian. Ishte përvojë intense shijeje. Mu duk sikur brenda gojës pati një festë me fishekzjarrë! Aromat, erzat, ngjyrat, konsistenca … dhe enët më çuan larg në ëndrra të ngjyrosura.
Bota jonë nuk është e vetmja, nuk është më e keqja as më e mira. Bota jonë e vogël duhet të hapë dritare sado të vogla që të futet dritë.
Me siguri do të kthehem te Chakra jonë.
Një restorant i lezetshëm, ku mund të hash me qejf dhe të kapërdish një kapsulë Indie. Website i tyre Chakra jonë ka shpjegime të kënaqshme për ushqimin që serviret.
Ushqimi bëhet pjesë e jona … nëse ne jemi çka hamë, unë po ndihem pak indiane. Chakra jonë shumë faleminderit!