You are currently viewing Përralla në shqip nga jashtë shtetit

Përralla në shqip nga jashtë shtetit

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

PROJEKTI BUKURSHQIP

Interesante është se si funksionojnë gjërat, ndryshe nga ç’duket dhe ndryshe nga ç’thuhet! Në Panairin shumëngjyrësh dhe plot drita, mua më ra në sy, një tavolinë e vogël në një cep. Një grua e buzëqeshur, vetëm, me librat e saj. Ajo përfaqësonte librin e vet, projektin e saj. Stenda ishte shumë e thjeshtë, por djathtas shkallëve nuk kishe si mos ta shihje. Zana e përrallave libri i shkruar për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe jo vetëm, prezantohej me shumë pasion.

Me sa duket jemi në gjendje të bëjmë shumë edhe kur jemi vetëm, kur dukemi disi pa mbështetje. Gratë, sidomos, e dinë shumë mirë. Marsela, e shpalosi të gjithë dritën e saj me fëmijët që vinin dhe tërhiqeshin prej librit por sigurisht dhe prej sjelljes së saj të ngrohtë.

Në një bisedë miqësore midis dy “vajza” secila në me librin e vet dhe secila me librin e saj, lindi një përshëndetje të përditshme e cila ma lehtësonte gjullurdinë e Panairit.

Rreth Marselës

Marsela vet është rritur në diasporë, prandaj mbase i lind kjo dëshirë për të krijuar një libër përrallash edukativ shqip. Ajo është kryetare e Shoqatës Iliri, e cila është rikonstruktuar dhe po çelet ndaj aktivitet të reja. Marsela shprehet: Nga natyra jam shumë e ndjeshme, më prekin çështjet sociale dhe e admiroj të vërtetën. Të qenit nënë më ndihmoi të më lindte ideja e librave për fëmijë, duke reflektuar dhe treguar të vërtetën nëpërmjet botës së tyre dhe realitetit.

Bëhemi kureshtar të dimë se si e jetojnë shqipen fëmijët jashtë Shqipërisë? Ajo përgjigjet se: Në diasporë mëson të njohësh dhe të mësosh edhe më shumë rrënjët e tua, në trojet shqiptare kemi plot lashtësi, histori kulturë, kemi shumë për të paraqitur… Gjuha shqipe në diasporë është melodia më e bukur!

Rreth librit

Sigurisht ka dhe vështirësi por Marsela shprehet se pavarësisht çdo sfide nuk do të ndalet. Libri i saj ka marrë rrugën e mbarë. Këtë e pashë me sytë e mi sepse në fund të Panairit kishte mbaruar! Ajo ka plot projekte në mendje. Në bisedë, folëm qartë për rëndësinë e saktësisë së shqipes dhe kujdesin që duhet të kemi në punimin e një libri, sidomos për fëmijët. Uroj që projektet e saj të fluturojnë lart, se kur jemi vetëm bëhemi bashkë!

Lexo edhe Gjuha ime gjuha jote

Librin dhe informacione mund ti gjeni tek profili i saj Marsela Bashari

Gjithashtu tek disa librari në Tiranë Libraria Art’s dhe Adrion

Leave a Reply