Ç’dhuratë më të bukur mund të marr njeriu se sa pak vëmendje?
Të ndihesh se ekziston për dikë edhe nëse nuk i duhesh. Të mos ndihesh i vështirë për t’u kuptuar, kaq i vështirë për t’u dashur! Mirësia udhëtonka bukur dhe papritur shkakton dhembshuri ku nuk e pret. Merr aty ku mbolle fare pak… ku fara ka fluturuar rastësisht. Atëherë, i hap duart dhe pranoj me mirënjohje çdo shenjë mirësie. Marr, mbush shpirtin me pak vetëbesim dhe siguri.
Mrekullohem. Habitem. Ndihem e gjallë, pak e dehur… pak e lumtur. Rrenqethem nga emocioni, përlotem nga bukuria e çastit. Po mësoj të shijoj të marr, pa frikë. Të pranoj të mirën pa vrarë mendjen nëse vërtet e meritoj.
Marr dhe kënaqëm sepse kam një arsye për të thënë faleminderit.
Të ndihesh se ekziston për dikë edhe nëse nuk i duhesh. Të mos ndihesh i vështirë për t’u kuptuar, kaq i vështirë për t’u dashur!
👍👍👍👍👍
më vjen mirë që dikush ndihet rehat në fjalët e mia!
Vërtet, të veprosh njerëzishëm dhe me mirësi duhet të jetë shprehi e përhershme e sjelljes….kështu, “shkakton dhembshuri aty ku nuk e pret”. Si gjithmonë, ke fjalët e duhura për t’a përshkruar. 😊👏👏👏🌟