Sa lehtë e shpesh i japim fund bisedës me: -me siguri ka qënë keqkuptim-. Sigurisht, ashtu do të jetë. Sigurisht ashtu leverdis të jetë! Nuk ka shpjegim tjetër as shpëtim tjetër!
Në disa raste le ta quajmë “moskuptim”. Po po, se ç’emër t’i japësh kur nuk duan të kuptojnë? Ç’emër t’i japësh kur më mirë i uron të jenë të mangët…
Keqkuptimet lindin, lindin tek njerëzit që kuptojnë…e nganjëherë gabojnë.
“Moskuptimet” lindin tek njerëzit që nuk duan të gabojnë dhe vendosin të mos kuptojnë.
Zgjidhja? Unë e kam gjetur me dhembje dhe rrugë të gjatë. Kur nuk duan të kuptojnë është vendim dhe duhet respektuar. Çfarë provoj të bëj?
- Ndal se shpjeguari, koha është thesar.
- Vazhdo të sillesh me edukatë
- Pak largësi nuk vret njeri
- Hapi derën miqësive të reja, të duhura.
Ke shkruajtur dhe per kete esht fiks..
Sa mir i lidh ku i gjen fjalet🙏