You are currently viewing Keqkuptim apo “moskuptim”?

Keqkuptim apo “moskuptim”?

  • Post author:
  • Post category:Mendime
  • Post comments:1 Comment

Sa lehtë e shpesh  i japim fund bisedës me: -me siguri  ka qënë keqkuptim-. Sigurisht, ashtu do të jetë. Sigurisht ashtu  leverdis  të jetë! Nuk ka shpjegim tjetër as shpëtim tjetër!

Në disa raste le ta quajmë “moskuptim”. Po po, se ç’emër t’i japësh kur nuk duan të kuptojnë?  Ç’emër t’i japësh kur më mirë i uron të jenë të mangët…

Keqkuptimet lindin, lindin tek njerëzit që kuptojnë…e nganjëherë gabojnë.

“Moskuptimet” lindin tek njerëzit  që nuk duan  të gabojnë  dhe vendosin  të  mos kuptojnë.

Zgjidhja? Unë e kam gjetur me dhembje  dhe rrugë të gjatë. Kur nuk duan të kuptojnë është  vendim dhe duhet respektuar. Çfarë provoj të bëj?

  • Ndal se shpjeguari, koha është thesar.
  • Vazhdo të sillesh  me edukatë
  • Pak largësi nuk vret njeri
  • Hapi derën  miqësive të reja, të duhura.

This Post Has One Comment

  1. Gerald

    Ke shkruajtur dhe per kete esht fiks..
    Sa mir i lidh ku i gjen fjalet🙏

Leave a Reply