Çfarë është Fshat e Zanat
“Fshat e Zanat” është website i krijuar me bukuri, vullnet e vullnetarizëm. Dashuria për vendin dhe njerëzit me vlera pasqyrohet kudo. Nuk është aspak e lehtë të ndërmarrësh nisma të tilla. Të cilat “snobohen” nganjëherë, kritikohen si tepër idealiste, apo u kërkohet përsosmëri duke harruar se shumica e punës vjen nga një njeri të vetëm.
Unë, Fshat e Zanat e kuptoj, e di ku dëshiron të shkojë, prandaj pëlqej të jap kontributin tim kur është e mundur.
Për kë është?
Aty ndodhet hapësirë edhe për blegtori, bujqësi dhe fermer. Dëshira e këtij projekti është të informohen pikërisht njerëzit që përbëjnë ndryshimin në jetën tonë të përditshme. Ndërlidhja, është fuqi! Njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin, përdorimi i mediave sociale në këtë formë është shfrytëzimi maksimal që mund të bëjmë në dobinë tonë, të tjerëve po ashtu. Siç kam thënë herë tjetër besoj se poezia është kudo! Duhet të jetë. Ajo ndodhet brenda nesh, tek lapsi i shkruesit, tek duart që mbledhin të korra, pazareve të zhurmshme. Poezia është tek shitësi i gështenjave, tek invalidi që nxjerr peshoren në rrugë, tek ushtria e zejtarëve të fshehur cepave, por nuk ka pse të jetë për herë e trishtë…
Është e dyta herë që revista N’Harmoni pranon me dashamirësi artikujt e mi modestë. Jam mirënjohës për këtë bashkëpunim të këndshëm. Artikuj të tillë për zejtarët më kanë ardhur për mbarë disa herë. Çmoj shumë mundin dhe dëshirën për të krijuar.
Ndërsa trysnia e vulgaritetit, kotësisë, keqinformimit, thashethemet, portaleve që thonë çdo gjë dhe asgjë nuk thonë, gjej pak strehë në idenë e bukur të hartuar nga Marcela Tringaj në mënyrë të zgjuar dhe kreative.
Të shesësh një revistë të tillë jo komerciale, vë suksesin e projektit tërësisht në duart e lexuesit. Vë suksesin në duart e mirëbesimit, se çdo përpjekje është për lëvizjen e radhës, për vizionin që duam të konkretizohet.
Nëse do të lexosh numrin e parë të revistes shtyp këtu n’Harmoni
Nëse do të lexosh numrin e dytë e gjen tek Libraria Adrion
Lexo edhe Filum Granum