You are currently viewing Ftohtë, shumë.

Ftohtë, shumë.

Është shumë ftohtë. Duket nga avulli që del nga goja ndërsa flasim. Gishtërinjtë mpihen, veshët s’ndihen, hunda ngrin. Këmbët dru. I ftohti nuhatet, aroma e drurit të djegur. Tymnajat shfryejnë shfryej dhe unë se oxhak nuk kam. I ftohti mjerisht lexohet, në faturat e energjisë. Ai peshon, se shtohen shtresat dhe rrobat. Dhe rëndon dimri rëndon.

Ne nuk e ndjejmë dhe shumë sepse jemi akullnaja vet. Jemi ajsberg që ecim. Të gjithë të ngrirë, disa të buzëqeshur, të tjerë të përlotur por të ngrirë. Zemra e zvogëluar gati kubë akulli. Ç’qenka ky dimër shpirtëror? Ku nuk paska zjarr të ngrohë, njerëzit e mpirë nga indiferenca. E cila ëmbël-ëmbël në formë piklash ka ardhur e pastaj ka zaptuar gjë e send. Ka zaptuar gjak e mish.

E urrej të ftohtin se kë më kujton…

Leave a Reply