Eh sa shumë gjykime për ata që mbajnë ditare.
Mua ma ka dhuruar të parin im at. Një ditar me kopertinë damasku me motive kineze. E kam ende. Sa shumë fletore, ditare e blloqe janë mbushur ndër vite… Letra vetes, i quaj. Letra ku arrij të shprehem e tëra. Një ushtrim shkrimi i përditshëm, një ushtrim reflektimi.
Një herë më thanë: Nuk duhet të shkruash më se të bën dëm. – I bie të më bëj dëm të jem unë. E pamundur!
Vërtetë, edhe vet jam tronditur ca kur pash se në ditarët e mi faqet e trishta ishin më shumë. Në bazë të këtyre duket sikur jeta ime është një mjerim (e di që nuk është ashtu). Është prirje normale t’i drejtohemi shkrimit dhe analizës kur gjërat nuk shkojnë ose kur nuk ndihemi mirë. Gjithsesi, nuk heq dorë e keqja fundja le të dalë!
Megjithatë, desha të nderoja edhe çastet e mia të bukura. Mora një bllok dhe e quajta Ditarin e Dritës. Aty shkruaj absolutisht vetëm të mirat, mendimet pozitive, sidomos për çka jam mirënjohëse. Ka ditë që kjo mund të jetë tmerrsisht e vështirë, nganjëherë, mezi gjenden dy tre fjalë t’i rendis. Kjo më bën mirë në atë moment dhe më vonë. Ia vlen!
Nuk i frikësohem shkrimit edhe kur është më i errëti, është pikërisht kjo ndershmëri me veten që më shëron. Njerëzit që shkruajnë paragjykohen si të çuditshëm. Ju siguroj është mrekulli të jesh i tillë!
Nuk qenkam vetem qe shkruaj per ditet e zeza 😓😍
E vetmja*