Fëmijë që shprehen si pleq, pleq që sillen si të papjekur. Gra që shajnë me fjalor burgaxhinjsh, burra që heshtin si nuse me duvak. Të rinj të lodhur pa e nisur jetën, të vjetër pa përvojë. Endemi vërdallë liqenit. Disa të zbrazur nga dështimi, të tjerë të mbushur nga zemërimi. Një kitarist i dehur bërtet me bindje se këndon ndërsa dy djem liceu të turpshëm i bien violinçelit.
Unë e çuditur po aq sa e çuditshme. Endem si të gjithë rreth këtij liqeni.