Vdekja dhe jeta. Ka kush vdes ngadalë e kush jeton tepër shpejt. Para se të ndizen të gjitha dritëzat joorganike të dimrit, po ulem të shijoj errësirën që fal Nëntori. Ky muaj më ka sjellë për herë pjeshtëllim, nuk di a e ka ai më mua a unë me të.
Megjithatë, mu çel mëllaga. Nja dy fara hurmë paskanë mbirë. A thua do rriten?




