Nganjëherë, ulem diku, dhe shoh. Shoh të gjithë njerëzit që më rrethojnë dhe më duken kaq të vegjël, korrigjohem, të zvogëluar. Janë bërë një dorë, janë tharë, marrin frymë në minimum. Janë cunguar, duke u përshtatur, janë tërhequr duke hequr dorë kështu pak nga pak nga vetja. A nuk i ke parë si po tkurren njerëzit, robër, dita ditës, para gjigantëve të suksesit, para të fortëve?
Mjafton kaq pak?
Shoh, se si jemi gati ta zvogëlojmë tjetrin, çdo ditë pa të keq. Ia zvogëlojmë ëndrrat duke i mbushur mendjen se çdo gjë është e kotë. Ka gjithmonë diçka më të rëndësishme se vendimet e tyre. Me pikatore, helmojmë tjetrin me pasiguri, me kritika të panevojshme, me zmadhimin e egos sonë që medoemos kërkon prehnë e rradhës. Mjafton kaq pak autoritet që të ndihemi pronar të shpirtit të tjetrit? Mjafton aq pak për të diktuar, prerë, çarë, shqyer të tjerët në mënyrë të pamëshirshme? Kështu që vizioni, mënyrat, dëshirat, po shndërrohen në ëndrra mikroskopike të gjitha të njëjtat, ose mësohemi pa to fare.
Ty të them!
Mos ia zvogëlo jetën tjetrit, vetëm se nuk kupton përmasat. Mos ia kufizo shpirtin tjetrit sepse ty të duken konturet e kafazit lirshëm. Ndoshta, mendoje mirë këtë, edhe me ty kanë bërë njëjsoj, ndonëse të duket vetja gjigant, diçka, më thuaj të mungon edhe ty!? Mos u bëj trim me luftën e tjetrit. Të lutëm, mos ia zvogëlo dhembjen tjetrit me përpjekjet e boshta për t’i dhënë zemër. Çdokush e ka një brengë dhe e din vet sa pëshon, e di vet si e mban. Nëse dikush ka humbur diçka, ndihmoje ta kërkojë, mos i numëro çfarë ka. Nëse dikush ka pishmane, qaj me të, mos e bëj për budalla. Nëse dikush është vrarë, shëroje pak, me një të puthur sikur bënim kur ishim të vegjel.
Lexo edhe Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?
Do ishte bukur te degjonin fjalet e tua shumica e ketyre qe mendojn se kan pak pushtet dhe shtypin te drejten e fjales dhe veprimit njerze,duke ja ndryshur deshirat dhe vepritmet,per shkak te ketyre sharlataneve shumica Jan te kufizuar ne deshira,veprime,ne liri,ne zgjedhje dhe struken ne qoshen e frikes dhe mbyllen ne vetvete.Fjalet e tua Jan ilac dhe sherim do doja qe kto fjale mos te ishin vetem ketu,por te ishin dhe ne jeten e perditshme
Të falënderoj. Fjalët e mia nuk janë të bujshme, prandaj mbeten këtu… Faleminderit që i çmon!
Më la pafrymë!
😊 faleminderit shumë!!
Amazing!!!
Mos u bëj trim me luftën e tjetrit. Mos ia zvogëlo dhembjen tjetrit me përpjekjet e boshta për t’i dhënë zemër
Të lumtë goja 😘❤️
Te falënderoj për kohën që po shpenzon këtu me mua! ⭐️