Ndihesh i bombarduar nga mesazhet? Sapo hap internetin nuk di kujt t’i përgjigjesh më parë? Takon shoqen dhe e nxehur të kërkon llogari – Hë moj si ma le “seen” ? – Nuk ka nevojë t’i përgjigjesh!
Na duhet të jemi online për punë, po flasim me dikë, apo thjesht për qejfin tonë. Ja që … një rrebesh tingujsh na kujton se miqtë e dinë se jemi online. Mund të vendosim opsionin të mos dukemi online por sinqerisht edhe sikur mos ta vëmë … cili është problemi? Ndihu i lirë të mos përgjigjesh. Ndihu i lirë të zgjedhësh kohën të përgjigjesh kur ke qejf apo mundesh. Mund të lexosh mesazhin dhe të vendosësh ta lësh “seen”! Po po! Nuk kemi nevojë për këto lloj varësish.
Pra, anasjelltas nuk ka pse të mërzitemi nëse tjetri nuk na përgjigjet. Të pranojmë se nuk jemi qendra e botës. Të pranojmë se tjetri nuk na ka veç neve që komunikon.