You are currently viewing Virusi

Virusi

Sa frikë kam. Kam pasur madje në aereoport. Midis turma njerëzish që si milingona lëviznin nga një “gate” tek tjetri. Frikë kisha ndërsa shihja grupe aziatikësh që dukeshin më të zverdhur se kurrë. Ndjenja normale, fal virusit, por nuk e kisha për atë. E kisha për atë virusin që kishim para këtij. Atë që akoma nuk kanë diagnostikuar, atë që me sa duket ka vrarë më shumë dhe prej të cilit në shumicën e rastëve nuk ka shërim. Urrejtja. Urrejtja ka bërë dhe bën viktima për ditë, dhe një situatë si kjo e pushtuar nga paniku, nuk bën veç se të nënvizojë sa qenie jashtëzakonisht interesante jemi, ose të paktën jemi bërë.

Urrejtja, paragjykimi, dhuna. Njëra më e pështirë se tjetra, të mbledhura në mëlçi tona të enjtura. Thonë, nga frika çfarë nuk bën njeriu, vërtet! Frika ndoshta na bën të humbasim kontrollin, nxjerr atë që kemi grumbulluar brenda nesh prej vitesh.

Njohuria është antidoti e frikës – Ralph Waldo Emerson

Kam frikë nga ajo ç’mund të bëhem. Kam frikë nga ç’mund të bëhen njerëzit.

This Post Has 2 Comments

    1. Noa

      🙂 Faleminderit

Leave a Reply