You are currently viewing Vintage-Pjesa 2

Vintage-Pjesa 2

Stili Vintage po përhapet…dhe unë jam shumë e lumtur! Kam pasur gjithnjë pikë të dobët veshjet e epokave të mëparshme. Po si mund të jesh Vintage në jetën e përditshme? Unë ndihem rehat me disa veshje moderne, të cilat më duken praktike dhe të rehatshme për jetën tonë. Nuk do të hiqja dorë nga materialet e pambukta dhe të buta që kemi sot. Po si mund të mos humbasësh stilin Vintage?

Aksesorët!

Duke shtuar një ose 2 aksesorë që e personalizojnë veshjen. Mund të jetë një spilë, një shall, doreza apo çantë. Edhe burrat mund të shtojnë elementë vintage, një shami xhepi apo thjesht skeletin e duhur të syzeve. Për shembull shikoni këto elementë, shalli është i stërgjyshes dhe varësja prej korali e gjyshes. Këto mund t’i japin një nuancë Vintage shumë veshjeve.

Shalli dhe koralet e gjyshes

Kombino ndryshe ngjyrat!

Kombinimi i ngjyrave ndryshon pamjen. Ngjyrat janë kombinuar ndryshe ndër vite. Ajo që nuk shkon tani ndoshta për prinderit tanë quhej kontrast i këndshëm. Shiko ndonjë foto për t’u frymëzuar në rrjet, unë përdor Pinterest. Mos ki frikë të guxosh me ngjyrat. Disa e kufizojnë kombinimin e ngjyrave por shiko këtë pamje. Lulet e kuqe me shallin manushaqe dhe dorezat gati rozë. Interesante apo jo?

Foto nga Pinterest

Pra nëse do të dukesh pak Vintage kujdesu me aksesorë dhe kombinimin e ngjyrave të epokës që preferon! Duhet pak guxim…por dhe ki kujdes të mos e ekzagjerosh!

Unë kam gjetur shumë frymëzim nga Lilly Jarlson e cila e zotëron bukur stilin e saj Vintage duke provuar dhe eksploruar epoka të ndryshme.

Mua më pëlqen shumë 1900 deri 1920 po ju cilën periudhë preferoni?

Leave a Reply