You are currently viewing Ngrirë – ndodh dhe kështu

Ngrirë – ndodh dhe kështu

Është ftohtë jashtë. Në palëvizshmërinë më të plotë, sfilitemi. Sytë bëhen xhama të ftohta, prej tyre shohim botën që vazhdon të vërtitet ankthshëm. Lëvizjet ngadalësohen, mendimet ngurtësohen, akull. Trupi mblidhet, përgatitet për gjumin letargjik. Ka fara që fshihen poshtë borës, ka krijesa që pushojnë nën akull. Ne njerëz bëhemi akull vetë. Ndërsa flemë, në dimrin shpirtëror, jemi në gjendje të krijojmë furtuna, furtuna bore, me erë të stuhishme, me orteqe rrokulitëse. Ne mbetemi në përgjumjen e ëmbël që kemi krijuar me mjeshtëri për t’u mbrojtur. Kemi ngrirë, e dimë mirë sepse. Prandaj si arinj kthejmë i kurrizin armikut dhe mikut, pa dallim.

Edhe zemra është kthyer në qelq të pastër, por ç’e do… E vetmja gjë që na bën shoqeri është avulli që nxjerrim, frymëmarrja, ajo bëhet stuhi.

A e kalon dot stuhinë që ke krijuar vetë ndërsa fshihesh në gjumin tënd?

Lexo edhe Astronaut

This Post Has One Comment

  1. Vitus

    🌹

Leave a Reply