You are currently viewing Nga i njëjti  planet

Nga i njëjti planet

Mes turmës, dëgjohet vibrimi i shpirtrave tanë. Sytë takohen vetetimthi, shkëmbejnë mesazhe të kyçura. Gjuha që flasim është në kod. Të tjerëve u duket zhurmë. Zemra, buçet muzikë shurdhuese, veç ne ia ndjejmë harmoninë, veç ne. Idetë tona gulçojnë nga kraharori. Tremben kalimtarët, ikin. Ne kuptojmë, kuptohemi. Nuk lëvizim shumë, se mos shkaktojmë dëm. Kur jemi bashkë, ndizemi. Ndriçojmë përreth, madje verbojmë. Kur jemi larg përçojmë sinjal tërheqje. Ndjejmë skajet e shpirtit që thuren në një valle yjesish.

Ne mbartin gëzim por sëmuremi prej dhembjes që na ngjisin. Biem në kllapi dhe ripërterihemi. Lindim çdo ditë larg për tu takuar diku në një hapësirë të pamatshme.

Ne jemi nga i njëjti planet, rri pezull midis çmendurisë dhe mençurisë, varur me një fije të hollë fantazie.

This Post Has One Comment

  1. Gerald

    🙌👏

Leave a Reply