You are currently viewing Hajdeseflasim për artizanët: letra dhe më shumë

Hajdeseflasim për artizanët: letra dhe më shumë

Duhet ta kisha bërë më parë në fakt, por Dorina sot na kujtoi se duhet ti mbështesim artizanët edhe nëse nuk ia kemi borxh. Prandaj sot në këtë ditë të mërkure këtë po bëj. Dorina Studio Muhaj po njihet jo vetëm për punimet e saj por edhe për natyrshmërinë dhe sensin e humorit të kësaj vajze me qëndrueshmëri kokëforte! Po, kokëforte, sepse ashtu duhet të jesh që të arrish atë që do, të arrish të kthesh pasionin nën punë, të duash atë që bën por edhe të bësh që të tjerët ta duan atë.

Nga punimet e shumta që ajo shkathtësisht punon janë figurinat me veshje shqiptare. Teknikën që përdor është Quilling ajo mbase do ta shpjegonte më mirë, prandaj nuk po lodhem shumë. Po ju them se është prerje dhe rrotullim letre që kërkon durim. Durim ajo paska aq shumë sa arrin të realizojë bukur të gjitha veshjet shqiptare edhe në miniaturë. Unë kam një palë vëthë të me dy valltarë shqiptarë të lezetshëm që dua shumë dhe i shëtis gjithandej!

Dita ditës po shton krijimet dhe teknikat e saj. Është kënaqësi të shohësh se si po rritet dhe krijon sende tradicionale me një shije të vërtetë “shqipe”.

Dëshira për të krijuar është e madhe. Është gati obsesion. E ndjej gjithë mundin që fshihet pas një biznesi që pretendon të jetë një markë e vërtetë e jo një hobby.

Thënia: Bëj atë që të pëlqen dhe nuk do të punosh asnjë ditë, është idealiste dhe nuk përkon me sfilitjen që “kokëfortët krijues” hasin në përditshmëri. Sepse punon kaq shumë, punon dit e natë, në fakt, dhe në dukje duket më e thjesht të heqësh dorë e të mjaftohesh me punën “e zakonshme”. Mirë, nuk ka asgjë të keqe as në këtë, pasi çdo punë ka të mirat e veta, dobitë dhe kontributin e vet shoqëror. Por, disa zgjedhin të përdorin potencialin e tyre të bukur edhe nëse është disi kundër rryme. Këta janë si erëza në gjellë!

Mbështetja ime për këta njerëz të lezetshëm është e natyrshme aq sa e detyruar nga një sens “ortakllëku” që duhet të ishte thelbi i rrjetit, i bazuar pikërisht në këtë ndërlidhje. Ata që krijojnë, çmojnë edhe atë që krijojnë të tjerët, ia din punën, mundin, ia din vlerën. Ata nuk mundohet të prishin, përkundrazi të përdorin çdo gjë kanë për të bërë më mirë, më bukur. Njerëzit që krijojnë rrallë herë shkatërrojnë.

Njerëzit që krijojnë rrallë herë shkatërrojnë.

Noa Nur

Ju ftoj nda ndiqni Dorina Muhaj Studio

Lexo edhe Unike si ajo

Banner

Leave a Reply