You are currently viewing Frymëzohem

Frymëzohem

Frymëzohem shpejt, sa shpejt frymëzohem. Nuk dua, por më ndodh. Sajoj historira, koleksionoj ndjenja. I ruaj ato, u gjej emra, metafora. I mbaj ca kohë brenda meje dhe dalin një ditë vetvetiu, të papërmbajtshme.

A nuk meriton çdokush një poezi, një shprehje? Unë fal pak nga shpirti im në këmbim të asgjëje. Një asgjë e pamerituar … si fjalët që u dhuroj.


Ndjej më shumë se të tjerët prandaj më duhet nga ndjenjat të lirohem.

T’i kthej në shkrime, t’u jap jetë.

Frymëzohem shpejt ki kujdes me mua.

Leave a Reply