Sa më pëlqejnë fjalët. Dashurohem me secilën prej tyre.
Një nga një kur i zgjedh vet. Kur ato me rriten në shpirt si ndjenja foshnje pa emër. Marrin formë si ide, ndjenjë, për të lindur vrullshëm e më pas nga pena të shpërthejnë.
Dashurohem pas fjalëve që zgjedhin të tjerët. I pres një nga një, duke uruar mos të dalin veç nga një mendje e mprehte por nga një zemër e vertet.
A mund të jetë fjala pasqyrim i zemres apo mashtrim i zbukuruar? A mund të jetë poezia aq e bukur sa zemra e poetit, apo është imitim mediokër?
Jam e dashuruar me fjalët, se ato dëgjoj, ato lexoj… zemrën nuk e shoh.
Kjo esht shume e bukur😊
Fjala esht e rendesishme..