Kurrë nuk pyesin kush je?
Pa më thuaj kush je? Më trego thelbin tënd. Më thuaj cilat janë ndjenjat e tua më të shpeshta, cilat dëshira. Më përshkruaj veten, shpirtin e jo statusin. Kush ishe në vogëli? Tituj nuk pate ama “ishe” , madje ishe mirë.
Ishe, je akoma. Të gjitha vlerat e shtuara na bëjnë mirë, jo më të mirë.
Është bërthama e brendësisë që na dallon vërtet, na bën cilët jemi. Kush je? Ma thuaj. Do të dëgjoj ç’ke mësuar, ç’ke për zemër, çfarë do e çfarë urren. Më trego kush je … jo etiketat që ke.
Pingback: Shkëputja, çfarë është dhe pse ndihmon?| hajdeseflasim
😊🤗