Zhgënjim, mërzitje, frikë, mohime. Jeta që të thotë edhe Jo. Shumë jo. Përpëlitesh se mos rregullohet ndonjë gjë po hiç, asgjë. Dyert që të rrethojnë janë të gjitha të mbyllura.
Troket kot se je mësuar … të luftosh, të kërkosh, të shpresosh. Shpresa, dera e fundit e pluhurosur, e gërryer.
Një derë që ndoshta dhe po u hap, nuk ka asgjë dhe askund nuk të çon. Dyert e jetës… Hapen me vonesë, të tjera nuk hapen kurrë. Të tjera akoma hapen për të të kyçyr brenda.
Eh, dyert e jetës… Le të mbyllen, le të kyçen. Jeta thotë jo? Unë them po! Dyert mbyllen? Unë fluturoj. Shpresa nuk është dera e fundit. Shpresa është fluturimi i parë!
Kur të gjitha dyert mbyllen mëson të fluturosh!
Me pelqen shume sepse une hjithmone fluturoj ❤
Dhe gjithmonë do gjesh hapësira ❤️