Bukë e qofte, të thjeshta, mbi të gjitha … të lira, të mira… nuk e di. Ndoshta thjesht jemi mësuar t’i hamë. Është shije e zhvilluar nga kujtimet e së kaluarës, nga prakticiteti. Të mira nuk e di – e them se ku dihet ç’ka në atë grirje. Është si një surprizë e vogël që do ta zbulojë stomaku pak më vonë. Nuk kam gjë kundër qoftes jo, larg “qofte”.
Por ia vlen nganjëherë të provosh diçka të re? A e di sa zbavitëse mund të jetë për familjen tuaj një darkë duke eksperimentuar shije të reja?
-Kush e di çfarë ha!? – Mos ki merak nuk do helmohesh më shumë se sa me një qofte me përmbajtje të dyshimtë.
-Eee, po restoranti është i shtrenjtë – Por, nëse mbledh qoftet e të tjera si ato që konsumon gjatë muajt, të siguroj se herë pas here do arrish t’i lejosh vetes një darkë në restorant.
-Po sikur të mos më pëlqejë? – Në “qofte” se je mësuar veç me qofte … ka shumë mundësi të mos pëlqesh shumë gjëra. Por jepi vetes një shans për të ndjerë shije të panjohura, nuhatur aroma të reja, ngjyra të ndryshme. Gjithsesi, do të kesh një opinion tëndin, e pastaj riktheju avazit së qoftes!
Në Tiranë ka shumë restorante që ofrojnë kuzhinë ndëkombëtare.
E preferuara e momentit për mua është Chakra jonë. Nuk arrita t’i bëja foto ushqimit se isha tepër e përqendruar të haja. Shiko më shumë foto tek artikulli i mëparshëm Përvoja e shijes