Gjuha është një udhëtim i çuditshëm. Kur mëson një gjuhë, mëson më shumë se sa një strukturë gramatikore, qindra fjalë dhe një mënyrë të re se si të lëvizësh gojën. Është një udhëtim krejt i ri, i cili të pasuron dhe të ndryshon. Më pëlqen të përkthej. Ndjeva nevojën të përktheja këtë këngë të Simone Cristicchi. Një këngëtar dhe autor i cili shpesh prek tematika të vështira dhe të ndjeshme. Kjo këngë, nuk e di pse sa herë e dëgjoj në italisht Abbi cura di me, më bën për të qarë. Një e qarë ngushëlluese, një e qarë e butë. Muzika më pëlqen, por le të themi se kam një debulesë për tekstet të këngëve italiane. E di, Shqiptarët e dinë italishten, por mos ma hiqni kënaqësinë të ndaj me ju këtë projekt modest, shtëpiak. Nuk jam interpretuese profesioniste, por ju siguroj se ndiej çdo fjalë e pauzë të kësaj kënge.
Herë pas here do të përpiqem të sjell ndonjë interpretim të tillë. Jo vetëm përkthime por edhe poezi dhe proza të ndryshme, meqë pashë që pati një feedback mjaft pozitiv.
Kisha shumë frikë ta nisja një projekt të tillë. Nuk mendoja se isha e aftë. Gjithashtu, me që gripi më zë gjysmën e vitit dhe gjysmën tjetër alergjia, besoja se ma bën të pakëndshëm zërin, por meqë asnjë nuk bëri zë, po vazhdoj.
Ja tek gjeni këtu videon Kujdesu për mua
Mbylli sytë ëmbël dhe qëndro këtu dëgjomë.
Janë vetëm katër akorde dhe një grusht fjalë.
Më shumë se perla mençurie janë gurë miniere.
I kam rrëmuar me dorë për një jetë të tërë.
Mos kërko kuptim në gjithçka sepse gjithçka ka kuptim.
Edhe në një kokërr gruri fshihet universi.
Sepse natyra është një libër fjalësh të mistershme,
ku asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa gjëra më të vogla.
Është lulja në çimento, spektakli yjësisë,
është orkestra e gjetheve që dridhen në erë,
është druri që djeg, që ngroh dhe në hi kthehet.
Jeta, e vetmja mrekulli e pamundur të mos i besosh!
Sepse gjithë ç’ka sheh është mrekulli!
Nuk ekziston ditë t’i ngjaj së djeshmës.
Ti pra, jetoje tani si të jetë e fundit.
Jepi vlerë çdo çasti.
Imagjinon dot sikur të fluturonim? Midis male e det. Më thuaj ku do të doje të shkoje!
Përqafomë në paça frikë të bie së jemi në ekuilibër mbi fjalën “bashkë”
Kujdesu për mua
Koha të ndryshon jashtë, dashuria brenda.
Mjafton të qëndrosh në krah e jo në qendër.
Dashuria rruga e vetme, motorri i vetëm.
Shkëndija hyjnore që ruan në zemër.
Mos kërko lumturinë në mos mbroje.
Është veç drita që shkëlqen në anën tjetër të një loti.
Një dorë farash që hedh krahve.
Si krisalida që do bëhen flutura, çdo njëri lufton betejen e vet.
Vetdorëzohu gjithçkaje, mos gjyko kush gabon.
Fal kush të ka lënduar, perqafoje tani.
Gjë e madhe është të falësh veten.
Përshkoje dhembjen, shikoji deri në fund, edhe nëse do të jetë e rëndë sikur të ngresh botën peshë.
Do të zbulosh së tyneli është veç një urë.
Mjafton veç një hap për të kaluar matanë.
Pavarësisht të gjithave në jemi akoma bashkë.
Kujdesu për mua, ciladoqoftë rruga që zgjedh, dashuri, kujdesu për mua.
Kujdesu për mua, çdo gjë është kaq e brishtë.
Tani hap sytë ngadalë dhe qëndromë pranë.
Më dridhet zëri sikur të jem fëmijë por deri në çast të fundit ti shtrëngomë e mos më lër të iki.