You are currently viewing Videopoezi – Hajdeseflasim YouTube

Videopoezi – Hajdeseflasim YouTube

Ndodh që dy njerëz krijojnë diçka më vete, ndodh që vihet re nga njëri apo tjetri dhe bashkohen idetë, konceptet, eksperimentet, provat, dëshirat për të vëzhguar gjëra të reja. Kisha shumë kohë që doja të bëja diçka të tillë, isha pothuajse gati. Por m’u desh kjo shkëndijë për ta filluar. Mund të duket gjëja më e papërfillshme për të bërë gjatë një periudhe të tillë. Por pikërisht duke vazhduar sado pak me synimet tona, programet edhe pasionet tona, mund të jetojmë dhe të gjejmë një grimcë kënaqësie në çdo rrethanë.

Videoja që përdora është realizuar nga Premtim Xhaferi, një djalë i talentuar. Ju ftoj ta shihni videon e shkurtër, dhe të abonoheni tek kanali Hajdeseflasim Youtube. Uroj të jetë i pari nga një seri projektesh të këndshme.

Ndërkohë, vazhdoj t’ju falënderoj për mbështetjen që më tregoni në të gjitha mënyrat. Ju kam xhan!

Noa

Leave a Reply