Ti je e bukur por asnjë nuk ta thotë. Je e bukur sepse nuk e di as vet . . . akoma. Tani pasqyra të gënjen pak. Sytë . . . le të jenë të mbuluar me syze, të nxirë nga lodhja, të fryrë nga të qarat. Ti je e bukur. Flokët janë a s’janë më me shkëlqimin e duhur . . . të bien, të ngjiten? Je prapë e bukur. Ato ditë kur lëkura lufton ashpër kundër teje . . . e nuk njihesh më. Mos harro se ti je e bukur. Je e bukur sepse ti je qenie e fort, do të rrihesh nga era e acartë e kritikave por prapë, ti mbetesh. Je e bukur sepse do të digjesh nga përvëlimet e zemrës por prapë, ti mbetesh. Fjalët të vrasin, shikimet të shpojnë. Kunjat e shoqeve të shkulin dhëmbët e buzëqeshjes. Komentet e burrave injorantë të ulin pak kokën, nuk ke pse, pasi je e bukur. Nëse asnjë nuk ta thotë, e dashur shoqe e panjohur ta them unë: Je e bukur sepse je Ti.
Ti je e bukur
Tags: Albania, albanian language, art, blog, blogger, blogging, bodypositive, bukuri, burra, dashuri, dëshirat, e bukur, e panjohur, e shemtuar, estetika, fantazi, femra, forca shpirterore, Hajdeseflasim, injoranca, jap, je e bukur, jeta, komente, kozmetika, lexime, marr, marrdhenie njerzore, mbështetje, menazhimi, mesime per jeten, ndjenja, ndjesi, njerez, njerez shume te ndjeshëm, personalgrowth, pika referimi, pritje, pritshmëri, respekt, respekt per veten, rreth jetes, rritje personale, shkrime, shkrime për jetën, shkruaj, shoqe, vajza, vajza te bukura, vetevleresim, vetvetja, vleresim, zemra, zhgenjime