You are currently viewing Te Pedonalja

Te Pedonalja

Ndalu pak dhe bli diçka që është bërë nga duar të shtrenjta.

Diçka që rrjedh si gjak ndër shekujsh. Ah sa të varfër jemi, nuk kemi para për këto jo. Kemi për lloj lloj kinkalerish të rëndomtë serie. Kemi për tualete që nuk përdorim kurrë, për bizhuteri vezulluese pa vlerë. Por jo për këto…mjerisht.

Këto copa janë të thurura me dorë në Tezgjah, Vegjë. Janë të punuara në Zadrimë të Shkodrës. Do ti gjeni nëpër dyqane por edhe te Pedonalja

Puna e dorës një ditë do të vlerësohet, dhe do të pendoheni që nuk ia bletë atij shitësit ambulant te Pedonalja. Atje do arrini të ulni pak çmimin vërtet, por jo vlerën.

20170602_115158

Kur kalon nga Pedonalja hap sytë  dhe merr një copë Zadrime në shtëpi!

Shiko videon

Leave a Reply