You are currently viewing Të pamjaftueshëm

Të pamjaftueshëm

Të pamjaftueshëm jemi. Sa më shumë japim aq më tepër na kërkojnë. Atyre që duam e japim pa kushte, prap u dukemi të pamjaftueshëm. U themi fjalët që nuk kanë nevojë të dëgjojnë, u themi atë që nuk presin. Presin atë që s’dimë të japin, eh në fakt japim atë që tjetrit nuk i duhet.

Nuk mjafothemi kurrë e kurrë nuk mjaftojmë. Nuk ia dalim të mbushim zbrazëtirat që janë krijuar me kohë, e hapim gropa të tjera.

Pamjaftueshëm jemi ndaj njëri-tjetrit, të pamjaftueshëm dhe pretendues. Kërkojmë gjithnjë më shumë, pak më shumë.

Kërkojmë fjalët që nuk janë thënë, kohën që na është kursyer, ndjenjat që na janë dhënë por jo siç deshëm vet.

Në të vërtetë sa më shumë do të kërkojmë kemi për të gjetur veç pamjaftueshmëri.

This Post Has One Comment

  1. Gerald

    True..

Leave a Reply