You are currently viewing Penela, pe dhe ide!

Penela, pe dhe ide!

Shkëlqimi që artistët shpërndajnë është kaq i fuqishëm aq sa i brishtë. Edhe në përçapjet e veta, qofshin momentet dështuese sipas standardëve të “karrierës”, artistët na e bëjnë jetën më të lehtë, të jetueshme. Kategoritë e artit janë të pafundme, ashtu si mundësitë për tu ndërthurur me njëra-tjetrën, poashtu shijet dhe mendimet që përcjellin. Ato tashmë të pranuara, ato më rebele dhe në proces pranimi nga masat. Në këtë artikull do të vihen nën “vëzhgim” dy artiste të këndshme, të cilat ia vlen t’ia njohim së pari shpirtin dhe sigurisht punën e tyre.

Bukurshqip

Është projekti im, idealist dhe moskokëçarës që beson ende në mundësinë se sinergjia funksionon. Kemi kaq shumë artistë të mirë që duam të njohim dhe që kanë një potencial të jashtëzakonshëm, i cili medoemos duhet bashkuar me atë të tjerëve!

Bashkohu edhe ti në këtë udhëtim të bukur!

Yllka Sadiku

Yllka është një vajzë Pejane të cilën e zbulon lehtë në profilin e saj Illusarto shumëngjyrësh dhe plot personalitet. Ajo shfaq ilustrimet e saj rregullisht në një atmosferë të qeshur, ironike dhe të lezetshme. Pas një profili artistik që pretendon të reklamojë punën, ekziston shpesh një shpirt i jashtëzakonshëm.

Rreth Yllkës

Pasioni i saj parësor është diçka përtej artit, ose mbase ky është Arti në vetëvete? Ajo, përgjigjet se pasioni i saj është të ndihmojë të tjerët në çfarëdo forme të ketë mundësi. Kështu ndihmon të tjerët dhe veten, për të arritur qëllimet në jetë e sidomos kur arsyeja është Arti.

Koncepti i saj artistik, në këtë moment është i përqëndruar tek zhvillimi i karakterëve të imagjinuar dhe të ndërthurur me persona real intrigues. Në këtë mënyrë duket se ajo krijon persona që me pak fantazi marrin jetë!

Komplimenti më i bukur për të është kur i thonë se ilustrimi i saj është “Yllka Style”. Ajo ende po eksploron, sigurisht dëshiron të rritet. Shprehet se ende nuk mund ta përcaktojë një stil, por duket se është në rrugë të mbarë!

Cila mund të jetë ëndrra e saj?

“Ëndrra ime është fillimisht të jem e lumtur me arritjet e mia dhe të kem rehati shpirtërore. Gjithashtu shpresoj se do të kem ndikim në fushën e artit dhe në fushën time si ilustratore dhe të ndihmoj të tjerët në zhvillimin e tyre artistik.

Ilda rebelja

Ilda si shumë artistë në botën virtuale, dëshirojnë të mbeten pak më anonim, anonim nuk është arti i saj! Ilda ka zbuluar një mënyrë të veten të artit pamor duke krijuar imazhe me pikturë në pëlhur dhe penj.

Profili i saj Ilda_inspiration mund të dallohet lehtë me teknikën që përdor dhe nga temat “të guximshme” erotike.

Rreth Ildës

Nga është? Ajo thotë se “vjen nga e kaluara, mbase vjen nga një dimension tjetër.” Duhet të jetë një vend i tillë, ku mbase shpirtrat e thellë kanë lindur dhe duan të kthehen. Pasioni i saj është të krijojë, synon të krijojë art të bukur i cili mund të përshatet funksionales dekoruese, një kombinim të talentit të saj dhe njohjes së dizajnit të brëndshëm.

Vizatimet e saj janë një përzjerje të stilëve ashtu sikur se ajo është një “mix” në shpirt ajo preferon të zhvillojë stilin Mixed Media të cilin e zotëron më së miri, me një sens ndjeshmërie.

Ëndrra ime – thotë, – është të kem një studio ku të gdhihem e të ngrysem, të hap një ekspozitë time dhe të jenë të vendosura në galeri botërore.

Edhe unë e kam një ëndërr, por ndoshta tashmë po e jetoj… Të krijoj dhe të bashkoj.

Vizito Ilda_inspiration dhe Illusarto mos u kurse!

Nëse nuk e ke lexuar shiko edhe Frymëzime

Nëse regjistrohesh më bën të lumtur!

Leave a Reply