Udhëtim fotografik – Galeria e Arteve
Kalova çaste të bukura midis ngjyrave të Qamil Grezdës.
Piktori gjakovar i diplomuar në Itali.
Nuk mund të komentoj shumë pasi nuk kam kompetencë. Do t’ju tregoj veç atë që ndjeva.
Dhembje të fshehura, poshtë ngjyrave gënjeshtare me maturi dhe talent. Peizazhe tepër të ëmbla për të qënë të vërteta. Vallë të ketë qenë realiteti apo ëndrra e tij?
Portretet më ngelën në mendje. Të fuqishme … atje mu duk sikur pashë shpirtin e artistit nëpërmjet tipareve të personit.
Nuk ka nevojë për ngjyra për të parë ngjyrat.
Kohë e fituar gjithmonë në Galeri. Atje njeh Artin dhe njeriun.