I mbylla. Pagova kamatët e fundit. I kisha premtuar vetes se kurrë nuk do të merrja borxh… ja që i ka jeta këto. Ah jo… Nuk flas për para. Flas për ditë, jetë, çaste… I pata kërkuar borxh së kaluarës. Ajo vuri kamatë të lartë. Duhet ta paguaja. E kaluara, nostalgjike e poshtër. Të mashtron me ato “sikur” me ato “nëse”, dhe ti ngec. Kamata është e lartë se për çdo iluzion të heq një ditë jete nga sot. Pa kuptuar, jeton gjithnjë e më pak.
Jo nuk shkon. I mbylla hesapet… Tani nuk kam më borxhe. E kaluara të mbetet souvenir… Jeta është sot.