You are currently viewing Nga liqeni – Gjethet

Nga liqeni – Gjethet

Gjethet më mbulojnë pamjen qiellore, më kujtojnë se sa e bukur është kjo tokë edhe me mua në të.

Gjethet më ndajnë nga qielli. Më ndajnë nga gjithçka dua të kuptoj, dua të kap… po sepse ne duam të kapim qiellin më dorë…

green leafed tree
Photo by Caleb Kwok on Pexels.com

Por nuk na mbetet veç një grusht me gjethe, sepse aq na arrin dora. Aq na arrin shikimi, aq na kap dora.

Gjithçka bëhet më e thjesht se ç’prisja. Ngre sytë e shoh gjethet që çuditërisht në vjeshtën e tyre, fundin e tyre të brishtë, janë më të bukura se kurrë. Ato, si ne, përpëliten kollaj, por nuk janë më pak gjethe.

Ato bien, shkëputen. Qiellin e dalloj tani disi mes tyre.

Lexo edhe Buzëqeshja

This Post Has 3 Comments

  1. Vito

    .💐🌺💐

  2. Miranda

    Eeee …e bukur shume..

    1. Noa

      ♥️

Leave a Reply