Vdes të them atë që mendoj! Sinqeriteti më karakterizon. Mjerisht, kam mësuar se jo gjithmonë është mirë të thuash atë që ke në mendje. Aq më tepër kur e shkruan në rrjet.
Ki kujdes kur shkruan mendimet e tua më të thella në rrjetet sociale apo në mesazhe. Ato lehtësisht kopjohen, ruhen … dhe shpërndahen. Tani, urojmë të ekzistojë dhe mirëbesimi. Por pak kujdes nuk bën kurrë dëm.
Opinionet tona mund të ndryshojnë ashtu si ne. Prandaj ki kujdes kur i bën publike. Një ditë do të habitesh si mendoje ashtu …