You are currently viewing Drejt botimit – Shtëpia Botuese

Drejt botimit – Shtëpia Botuese

Një nga pyetjet më të shpeshta është: Pse nuk e bëre me një shtëpi botuese më të njohur?

Në fakt, nuk do të kisha bërë naze! Të kesh nderin të bashkëpunosh me njerez me përvojë, ndoshta një logo të bukur në kopertinë e kush e di sa e sa privilegje të tjera… Por ndjej se kam gjetur bashkëpunimin më të përshtatshëm për projektin tim dhe jam mjaft e kënaqur deri tani!

Shtëpia Botuese

Shtëpia botuese dhe shtypshkronja janë shpesh të bashkuara por jo gjithmonë. Shtëpia Botuese ka licencë dhe merr për sipër Isbn dhe tregtimin e librit. Zakonisht mendohet se materiali shqyrtohet me pasion dhe përkushtim, dhe pasi filtrohet dhe njihet paksa autori duke i dhënë një kritikë, vendoset nëse materiali është i botueshme apo jo. Në botë, një shtëpi botuese shpesh merr përsipër investimin sado modest, duke lënë autorin të fokusohet vetëm të jetë shkrimtari! Kjo në realitetin tonë, mund të ndodh rrallë, dhe nëse ka ndonjë shtëpi botuese që dëshiron të di më shumë rreth shkrimeve të mia, bujrëm! Megjithatë, shumë as nuk marrin parasysh faktin se poezia apo proza mund të ketë interes. Nëse vetë shtëpitë botuese kanë kaq pak interes në shkrime, ç’mund të presësh? Të tjerë të ofrojnë një ndihmë që i përngjan një lëmoshe: Mi dërgo një herë kot… Sikur ato shkrime (sado të këqija) ti kem shkruar dhe unë kot?

Kërkimi për bashkëpunim fillimisht ka qenë i ashpër dhe i lodhshëm. Jam një person i zakonshëm. Kush jam unë të shkruaj një libër? Përgjigjet ishin: Shqiptaret nuk kanë qejf poezinë, shqiptarët nuk lexojnë më, poezia nuk i jep vlera shoqërisë, ata më me takt , mjaftoheshin duke thënë se nuk mbulonin këtë zhanër. Fakti se kisha një faqe Instagrami dhe tashmë një Blog, më “deklasonte”. Jam thjeshtë një njeri që shkruan “gjera”, nuk jam e famshme që të ma blejnë librin, as nuk do të bëhem se kam shkruar një. Por nuk hoqa dorë dhe iu futa punës, të kisha një buxhet modest që ta përkushtoja kësaj dëshire, dhe ta hidhja në erë!

Sugjerime

Këto nuk janë këshilla të një specialisteje, janë të bazuara mbi përvojën time të parë. Mund të mos jetë rruga e duhur dhe e vetme për të gjithë, por nëse doni të dini se si ia dola, urdhëroni! Po ndaj sa më shumë hollësira me ju me dëshirën që të mbështes të tjerët.

Së pari shkova në Librari! Pashë zhanrin që më interesonte shqyrtova çmimet, shqyrto sojin e librit që do të pëlqente të bleja për vete. Studiova shtëpitë botuese me vëmendje dhe imagjinova produktin tim në duart e tyre. Imagjinova librin tim të bërë nga secila shtëpi botuese.

Së dyti, shkrova një prezantim të botimit dhe timin dhe ia dërgova shtëpive botuese që më tërheq. U përpoqa ti bie shkurt, janë njerëz shumë të zënë! U përgatita të merrja heshtjen si përgjigje. U përgatita të merrja fjalën e bukur “JO” Është fjalë e bukur mos e kini frikë! Ka mënyra më demoralizuese për të thënë jo, duke të dhënë përshtypjen se atë që shkruan ti nuk ka ndonjë vlerë, pra sikur po të bëjnë ndonjë favor të madh, gjithsesi e futa në llogari se edhe mund të kenë të drejtë. Prandaj bëhu gati të bësh llogaritë me ndjenjat e tua, emocione të përziera, ditë të ethshme pasigurie, por do të mbijetosh!

Së treti, nuk i vura shumë veshin miqve. Shumë më kanë thënë se duhet të lakmoja një shtëpi botuese me emër, pasi në sytë e tyre e meritoja, pa marrë parasysh se mbase si botim i parë mua më dridheshin gjunjët nga frika e dështimit total me një investim pak më “i rëndë”… Të tjerë të habitur që ti po ndërmerr diçka të tillë, ndonëse mund të kishin ndonjë mënyrë për të ndihmuar nuk e bënë.  “Shtylla ime kurrizore” është e vetmja gjë më mban kur marr vendime, sido që të jenë ato. (Jo vetëm kur botohet një libër sigurisht!)

Pëlqej se si punojmë disa Shtëpi Botuese, por në të vërtetë frika se mos po guxoja tepër dhe se do të ishte një investim të tepruar më ka stepur. Këtë nuk e shoh si pikë të dobët, por të jesh realist dhe poet, mbase nuk është kaq keq…Vendosa të ulë pak kërkesën e Egos dhe të ndërmerrja një rrugëtim të ëmbël. Ëmbël më pëlqen. Përfundimisht, nga kontaktet e Instagramit më kaluan disa numra telefoni. Midis “po-ve” të pakta, dikush mori mundimin të më takonte, të më kushtonte pak kohë dhe të dëshironte të paktën dinte se për çfarë bëhej fjalë , (për ta kontaktuar klikoni linkun) një shtëpi botuese modeste pa shumë pretendime, me një agjent marketingu të ri, të freskët, të gatshëm për bashkëpunim. Me një mentalitet më afërt timit, jo kaq i dhënë pas hierarkive por dëshirës për të punuar dhe krijuar. Më ka dhënë sugjerime, ka pranuar sugjerime. Bashkëpunimi është proces që më shumë shijoj. Duhet marr parasysh se libri është përfunduar së botuari gjatë karantinës. Të gjitha proceset  dhe bisedimet janë bërë virtualisht, dhe më shumë vështirësi. I falënderoj për kohën dhe dëshirën e mirë për të bashkë-krijuar “Kurrë Gri”.

Shkrimtari është ëndërrimtar nga natyra, ëndërrimtar i ndërgjegjshëm! – Carson McCullers

Shtyp Download për Listën

Shiko gjithashtu: Drejt botimit – Instagram

This Post Has 4 Comments

  1. dori

    Edhe pse nuk besoj do te botoj ndonje liber per vete,ky blog-post mu duk shume interesant.

    1. Noa

      më vjen mirë që u duk i dobishëm!

  2. Vitus

    Nuk ka shkrimtar pa bohèmen e vet. Uroj të vazhdoje me besim che guxim. Vlera e poetit është brenda vet vetiu.
    🌹🌹🌹

    1. Noa

      Shumë faleminderit për mbështetjen!

Leave a Reply