You are currently viewing Dimër

Dimër

Ky dimër ka për të ikur para kohe e ndjej, e ka marrë me vrap.
Se si për çudi po i gëzoj më shumë se ç’duhet këto gjëra të vogla …
Arrat thyhen, i ngjajnë zemres
Hurmat, herë me farë, herë pa farë
të ngecin në fyt si fjalët.
Ky dimër ka për të kaluar shpejt e ndjej.

Përpjekja kokëforte e natyrës të thyej zymtinë, të bën që sa herë ngre kokën lart, të kem një arsye të buzëqesh edhe kur vendos të mos e bëj.


Shtyp këtu për porosi

Loading