You are currently viewing Çfarë është një Influencer?

Çfarë është një Influencer?

Le ta ndajmë shapin nga sheqeri! Të gjitha këto terma janë kaq të përdorur së fundmi sa mund ti ngatërrojmë midis tyre. Në rrjetët sociale ka disa fenomene të habitshme ku njerëz me influencë duket sikur kanë hapur supermarket dhe reklamojnë lloj-lloj mallrash qartazi me pagesë. Të tjerë përfitojnë nga një postim të vetëm duke pretenduar një pagesë të pasrsyeshme. Thënë kjo, le ta kuptojmë mirë çfarë është një Influencer! Një Influencer është një person që ka fuqinë të ndikojë tek të tjerët në vendime apo blerje. Rrjeti social është vendi më i përshtatshëm ku qasja është imediate dhe shumë personale.

Një Bloger mund të jetë Influencer, ose jo. Blogeri mund të ndaj përvojat e veta, në blerje, stil jetese, përvoja personale, rrugëtim artistik e të tjera, por jo medoemos ka për qëllim ose për arsye të ndryshme nuk arrin të ndikojë tek të tjerët. Influenceri përdor me dashje të gjitha burimet, njohuritë, përmbajtjen dhe qasjen në rrjet për një qëllim. Pra, Blogeri mund të jetë edhe Influencer. Ka influencer që i janë përkushtuar një kauze dhe punojnë gjithashtu të reklamojnë projekte, sende, apo njerëz të tjerë që janë të lidhura me kauzën. Nuk është gjithçka MoneyMoney!

Prandaj, nuk bëhet fjalë vetëm për një postim tek – tuk por për një marrëveshje të studiuar mirë dhe të qartë.

macbook air on grey wooden table
Photo by Caio on Pexels.com

Sa followers duhet të kesh që të jesh Influencer?

Nëse do të ishin real, mirë do ishte sa më shumë, por nuk ka shumë të bëjë. Influenceri e di se nuk mund të ndikojë tek të gjithë. E di se çdo produkt apo interes është vetëm për një “Niche” shiko fjalorin, pra një grup të përcaktuar njerëzish. Lufta për të arritur sa më shumë followers kot më kot nuk do të përfundojë me sukses nëse ato persona nuk kanë asnjë lloj interesi ndaj asaj që po ofron.

a woman talking on a microphone while reading a book
Photo by Karolina Grabowska on Pexels.com

Sa paguhet?

Kjo mund të varet jo nga vetëm nga sa followers ke, por sa fuqi ka dhe peshë ka fjala jote. Në fillim Influenceri mund të reklamojë blerjet e veta, ose të marr dhuratë disa produkte dhe të prodhojë përmbajtje mbi përshtypjet e krijuara. Shumica fillon kështu, derisa mund të bëj disa marrëveshje me disa biznese. Në disa raste për çdo blerje e gjeneruar mund të marrin një përqindje, ose krijohen kode ku automatikisht mbi çdo blerje akumulohen para.

Vetë qasja sociale mund të jetë një mundësi e mirë për mundësi pafund bashkëpunimesh. Po, mund të fitohen shumë lekë. Megjithatë gjithçka mund të përfundojë keq nëse nuk i kushtohet vëmendje mirëbesimit dhe një lloj vërtetësie që shfaqet. Njerëzit afrohen shpejt por edhe largohen po aq shpejt.

a woman talking on a microphone while wearing a headphone
Photo by Karolina Grabowska on Pexels.com

A duhet të jesh V.I.P.?

Very Important Person? Përveç faktit se mendoj se jemi të gjithë shumë të rëndësishëm. Jo, nuk është e nevojshme të jesh V.I.P. që të jesh Influencer. Madje një opinion nga një njeri i thjesht për X produkt apo kauze mund të arrijë më shumë dhe të ketë mjaft sukses. Vipat, janë megjithatë në pozicionin më të mirë për të ndikuar tek të tjerët, tashmë janë të njohur, tashmë kanë një numër të konsiderueshëm ndjekës, tashmë kanë ndikimin e tyre.

Disa e shfrytëzojnë më së miri, me klas dhe e një kriter e seriozitet. Të tjerë duken qartë që pranojnë të reklamojnë çdolloj produkti pa asnjë lloj kriteri, dhe sinqerisht jep një përshtypje pak negative, sidomos kur janë artistë. Uroj të gjejnë agjentë që i këshillojnë pakëz më mirë që të bëjnë biznes pse jo, por pa ia prishur imazhin.

Ki kujdes

Nëse ke një biznes, mos prano të paguash shifra marramendëse vetëm për një postim, pa kriter e pa kuptuar mirë çfarë rezultatesh do të kesh. Qofshin dhe vipa me mijëra followers nuk është gjithmonë e thënë që del për mirë. Ato lekë dhe energji do të sillnin goxha sukses duke u përqëndruar në mënyra të tjera. Nëse je Influencer dhe po lexon këtë, uroj që në përparsitë e tua të jetë edhe ndarja e kulturës, ndjenjave të mira, artit, evente me vlerë, mbështetjen e artistëve të rinj. Të gjitha këto qofshin me pagesë apo jo ia vlejnë të futen në listën e “ndikimit” tënd!

Lexo edhe Çfarë është Brand Ambassador

Vetëm nëse të pëlqeu konsidero ta ndash me të tjerët!

Leave a Reply