Mendoj se është një nga pyetjet më të kota që një i rritur mund t’i bëj një fëmije. Sikur rritja të ishte përfundimtare. Sikur është një pikë ku arrijn të bëhesh diçka dhe mbaroi, aq ishte. Këtë pak a shumë e kam lexuar nga libri “Të bëhesh Michelle Obama“. (libër interesant dhe plot thënie frymëzuese) Në fakt një fëmijë është tashmë dikush, nuk ka nevojë të “bëhet” diçka. Pra ne “jemi ” dhe kaq, dhe kalojmë faza ku dhe kur jemi shumë gjëra në një jetë.
Në dyqan…
Në një dyqan lojërash një vajzë e vogël donte të blinte pajisje kuzhine lodre dhe gëzueshëm thoshte – Dua të jem kuzhiniere! – Gjyshja, ishte shumë e gatshme për t’ia prerë hovin, për të mirën e saj normal. Thoshte – Ç’është kjo, kuzhiniere nuk është profesion. Nuk fiton lekë, as pozitë. – Mesazhi më “i mirë që mund ti japësh” një 6 vjeçare! Sikur të “jesh” bazohet vetëm nga sa fiton dhe sa imponues je në shoqëri. Për të mos përmendur faktin se ka Shef kuzhine që janë mjaft të pasur … ec thuaja nënës. Gjithsesi, kur rritemi nuk duam më të jemi atë që kemi dashur kur ishim të vegjël. Kjo sepse ne jemi njerëz, ndryshojmë, rritemi, lëvizim. Rritemi gjithmonë, dhe me këtë rritje vijnë edhe ndryshimet, zhvillimet, degradimet mjerisht. Kjo pyetje bëhet nga të rriturit kur nuk din ç’tjetër të thonë, ke parasysh? Si ato muhabete koti që bëhen nëpër shkallë e ashensorë, për të mbushur hapësirat e heshtjes që mjerisht duam t’i mbushim medoemos.
Nejse
Nejse, ajo që dua vërtetë të them është se njeriu duhet të synojë të jetë vetja, dhe kjo mund të jetë mjaftueshëm, paçka ç’thuhet vërdallë. Ne nuk mbarojmë kurrë së sfiduari veten, ne jetojmë çdo ditë një cikël mundësish për të “qenë” mundësisht më mirë se dje dhe duhet të përfitojmë nga ky rast, kaq.
Një mendimi të tillë nuk i vë afat synimeve, moshë ëndrrave, përkundrazi jep dëshirën për t’u zhvilluar vazhdimisht dhe për t’u ndjerë të gjallë.
Pranimi se mund të jemi në ndryshim është i mençur por edhe lehtësues.
Mos pyet çfarë do të bëhesh kur të rritesh, mjaft është të rritesh – Hajdesefasim Blog
Lexo edhe artikullin Nuk di
Shume shkrim i bukur! Me pelqeu!
Faleminderit shumë!
faleminderit!
E ke goditur zemer. Une nuk jam bere cfare kam deshiruar qe e vogel por jam e lumtur te jem vetja dhe kete dua ta mbjell te femijet e mi. Le te behen cfare te duan gjithmone duke qene vetja
Te falenderoj dhe per gjith punën që bën si artizane dhe sipëmarrese!