Çfarë është një blog?

Blogu

Fjala blog vjen nga anglishtja WEB-LOG. Për vete do ta përshkruaja ditar në rrjet. pra, blogu nuk është veç një bllok shenimësh, ditar po regjistrim në rrjet. Ashtu si në një bllok shënimesh, mund të shkruash çfarë të duash. Zakonisht shkruhet me një gjuhë bisedore dhe pa u zgjatur shumë si do të bëje në një libër. Lezeti është se mund të shtosh foto e veçori të ndryshme. Ke mundësi pafund për të zhvilluar fantazinë. Ajo që e bën të bukur një blog ësht se edhe lexuesit mund të komentojnë. Kjo të jep shumë kënaqesi. Nëse do të shkruash një blog të duhetë të paguash një “vend” në rrjet. Lumturisht ka disa site si wordpress.com që të ofrojnë një mundësi falas. Pastaj mundë vendosësh të blesh apo jo paketat e tyre për më shumë veçori. E thënë ndryshe, ata kanë një bllok shënimësh të madh të clin ia japion hua atyre që e kërkojnë. Nga fjala blog del fjala blogger, pra ai që shkruan blogun. Një blogger mundë të reklamojë produktet apo punën e vet. Mund të paraqesë foto për modën dhe artin. Disa thjesht ndajnë interesat e tyre si gatimi, punime të ndryshme, këshilla për estetikëm e të tjera. Mjerisht disa janë kopje e kopjeve të blogëve të tjera dhe nuk ia vlejnë fare. Të tjera merren veç me thashathemnaja të vipave, po nejse…

Pse shkruaj unë një blog?

Sepse në faktë e kam bërë gjithmonë. Kam mbajtur bllok me vete gjithmonë, gjithandej e gjithsesi. Nuk rri dot pa shkruar. Blogu më jep mundësinë e bukur tani ta ndaj me të tjerët këtë pasion. Gjithashtu, sepse më kënaq. Kur shkruaj jam unë. Më pëqen të komunikoj dhe kjo është mënyra më e mirë që njoh.

Si funksionon Hajdeseflasim?

Blogu Hajdeseflasim lexohet nga çdokush. Nëse doni të shkruani një koment mund të regjistroheni. Vendosni një email dhe një fjalëkalim. Mos kini frikë, adresa juaj nuk do të jetë publike nëse nuk doni, madje mund të zgjidhni të shkruani komente anonime. Regjistrimi do të bëj të mundur të dini sa herë ngarkohet diçka të re. Zakonisht të regjistruarit kanë përparësi nëse shitet apo jepet diçka falas.

Autori i një libri kupton sa u çmua vepra e tij nga shitja. Autori i blogut mezi pret komentet tuaja! Mund të kuptoj se çfarë ju pëlqen më shumë dhe t’ju vij pas avazit! Prandaj pres me kënaqësi komentet tuaj!

Nëse doni shpërndajeni me ndihmën e butonave në fund të faqes ose duke kopjuar linkun.

Ju falënderoj shumë! Nuk prisja të ishit kaq shumë!

(more…)

Continue ReadingÇfarë është një blog?

Radio e vjetër

Sa e vështirë mund të jetë të gjesh pjesë këmbimi të radios së vjetër? Që kaq e vjetër pastaj nuk është… Megjithatë, llambat, pjesët mekanike duken prej një bote tjetër. Të shkruarat lexohen kinezçe…shenjë e një historie të hidhur. Druri që e mbeshtjell është modest gati i papërfillshëm. Ndersa po  përpiqej ta rregullonte,  monto-çmonto, gishtërinjtë shtypën fort telat e zverdhura e fap në korent. Radjoja gumëzhiti! Dha shenjë jete. Për një çast ashtu si Radjoja gulçoi në korent, gulçoi dhe zemra. Rrotullonte më kot butonat me shpresë të  gjente këngen e preferuar të rinisë.  Apo për çudi emisionin e fëmijve, përallën e darkës. Tak u fik!

Oh… mbase pjesët e këmbimit do ti gjejmë dhe radioja e vjetër do fillojë të këndojë përsëri… pak ashtu me të keq… Por ec e mbushja mendjen atij…se fjalët,  kënget, nuk përkojnë më me zemrën fëmijë.

(more…)

Continue ReadingRadio e vjetër

End of content

No more pages to load