You are currently viewing Antidota e dhembjes

Antidota e dhembjes

E luftojmë si të marrë. Përpiqemi ta shmangim, ta mbulojmë. Me turp e shtypim, që si heronj të dukemi të fortë, mjaftueshëm. Në fakt sillemi si mekanizma qelqi të thyeshme të cilët rrezikojnë thyerjen ndërsa shmangim “dhembjen”, kur dhembja duhet shijuar.

Jo nuk kam shkruar gabim, duhet shijuar. Shijimi i guximshëm i dhembjes është akt heroik për t’u liruar prej saj. Ajo duhet dëgjuar, kur bën rrugën e saj në trup dhe në shpirt. Duhet parë në sy, guximshëm. Ajo mund të flasë. E dëgjoj dhembjen. Ajo më jep zgjidhjen, antidotën. Nuk e luftoj duke harxhuar forcë, por e përqafoj. Kështu mund të ngrihem në lartësinë e saj, e ndërsa ajo mbaron detyrën, përkëdhel veten se e meritoj.

Kur luftoj ashpër kundër saj, sikur duam ta mohojmë apo shpërfillim. Ajo bëhet më e hidhur, dhe mbërthen më fortë. Dëshira për ta fshehur vetes dhe të tjerëve, e zmadhon atë e përhap. Sa më shumë forcohem ajo godet më keq.

Është në qetësi që gjendet filli. Dhembjen, ta trajtoj mirë. Ajo më lajmëron sa keq po trajtoj veten, sa shumë po lodhem. Atë po e dëgjova mirë, më shmang të këqija të tjera më të mëdha. Dhembjen duhet ta respektoj, shpirtëroren dhe më shumë. Sepse lind si sinjal rebel në mbrojtjen time. Krijon lotë përgjërues, krijon doza antidote të posaçme. Ta liroj, t’i lejoj të veprojë e të ikë. Unë ndërkohë në paqe e fryjë tej si të jetë pupël. I jap vetes leje të ndjej çka ndjej, pa turp dhe pa justifikim.

Kur isha shumë e vogël e kisha ndonjë dhembje, të vjetërit më thoshin – gjë pa zarar, por rritesh – mua më dukej besëtytni e rëndomtë, mbase ishte. Ama, sa herë kam dhembje i them vetes po të njëjtat fjalë, dhe në fakt po rritem.

Lexo edhe Nuk di

Të ftoj te kanali YouTube

 

This Post Has One Comment

Leave a Reply